SHPËRNDAJE

HTC One është freskuar jashtëzakonisht shumë. Kjo, pasi që HTC e ka lansuar modelin e ri të telefonit – HTC One M8.
Edhe pse One ka dizajn të ngjashëm me modelin e vitit të kaluar, versioni i ri i telefonit të HTC-së sjell një numër përmirësimesh.

Ekrani i HTC One M8 rritet në 5 inç nga 4.7 inç sa ishte më parë, dhe modeli i ri i telefonit sjell procesorin quad-core Qualcomm Snapdragon 801 në Android 4.4 “KitKat” bashkë me 2GB RAM.

Memoria e telefonit mund të jetë 16 apo 32GB, mirëpo në telefon është edhe mundësia e zgjerimit të kapacitetit me portin për microSD.

Mbështjellësi i telefonit është i metaltë, ndërsa risia tjetër në këtë model janë dy kamerat që gjenden në anën e pasme të telefonit, njëra prej të cilave e mat thellësinë e informacionit, që nënkupton se përdoruesi mund të performojë disa veprime pas shkrepjes së fotografisë.

Rezolucioni i telefonit mbetet në full HD (1,920 x 1,080), ndërsa ekrani reagon ndaj gjesteve edhe kur është joaktiv. Nëse tërhiqet gishti lartë, përdoruesi mund ta hap telefonin, ndërsa nëse rrëshqitja bëhet poshtë atëherë aktivizohet funksioni i patentuar i kompanisë: BlinkFeed.

Kamera e përparme ka një objektiv me kënd të gjerë me rezolucion 5 megapiksela i cili mundëson përdorueve fotografi “Selfie” kualitative.

Teknologjia e Duo Kamerave, përveçe modulit UltraPixel, mund të lavdërohet edhe me senzorin e thellësisë e cila shenon edhe informacione për thelësinë e fotografisë duke ofruar efekte të ndryshme kreative.

Organizimi i galerisë është njëri ndër prioritetet e dizajnerëve të HTC Sense interfejsit. Ata kanë zbuluar funksionin “Image Match”, vegël për kërkim vizuel e cilat në mënyrë intuitive vendos të gjitha fotografitë në të cilat paraqitet një objekt i caktur në një album.

Siç njoftohet nga HTC, kjo kompani ka krijuar një hap tutje sa i përket ruajtjes së energjisë së baterisë, e cila në këtë aparat mund të zgjas 40% më shumë.

Kur telefoni është plot me bateri, telefoni mund të punoj der 14 ditrë. Ky regjim aktivizohet manual ose automatik dhe ofron edhe 60 orë bateri shtesë në rezervë. /presheva.com/