SHPËRNDAJE

Situata e krijuar me Huawei është shndërruar në një element shumë të rëndësishëm në luftën tregtare mes SHBA-së dhe Kinës.

Departamenti Amerikan i Tregtisë vendosi ti japë Huawei një afat të ri tre mujor i cili e lejon të bëjë tregti me kompanitë Amerikane në mënyrë që të vazhdoju tu shërbejë konsumatorëve.

Leja e përkohshme do të shtyhet edhe për 90 ditë të tjera për Huawei. Në Maj Departamenti bëri të njëjtën gjë duke lejuar Huawei të blejë disa produkte Amerikane menjëherë pas lëshimit të urdhrit ekzekutiv të presidentit Trump.

Kjo u bë me qëllim që të mos kishte ndërprerje dhe dëm për konsumatorët të cilët operojnë rrjete kryesisht në zonat rurale në SHBA.

Leja do të përfundonte më 19 Gusht por tani u rinovua për herën e dytë dhe si rezultat Huawei mund të vazhdojë të ofrojë përditësime sigurie dhe të mirëmbajë rrjetet ekzistuese të telekomunikimit.

Situata e krijuar me Huawei është shndërruar në një element shumë të rëndësishëm në luftën tregtare mes SHBA-së dhe Kinës.

Presidenti Trump dhe ai Kinez Xi Jinping pritet të diskutojnë për Huawei në një thirrje telefonike këtë fundjavë tha agjencia e lajmeve Reuters.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Huawei të cilin e akuzoi për spiunazh dhe e shohin si kërcënim për sigurinë kombëtare. Autoritetet thonë se telefonët e Huawei dhe pajisjet e rrjeteve të telekomunikimit mund të përdoren nga Kina për të përgjuar Amerikanët.