SHPËRNDAJE

Manchester United do të mundohet t’i rikthehet fitoreve pas barazimit të javës së kaluar në Ligën Premier.

United do të jenë mysafirë të skuadrës së mbrojtësit shqiptar, Florent Hadvrgjonajt, Huddersfield, e cila në pesë xhirot e fundit nuk di për fitore.

Te dyja skuadrat tashmë kanë zbardhur formacionet startuese, ku te United mungon Ibrahimovic, Pogba dhe Rojo gjersa te vendasit Palmer dhe Hefele.

Humbjen e fundit që United e ka përjetuar kundër vendasve ishte në vitin 1952, atëbotë Huddersfield triumfoi me rezultat 3-2.

Huddersfield: Lossl; Lowe, Schindler, Zanka, Smith; Hogg, Williams; Ince, Mooy, Kachunga; Depoitre .

United: De Gea, Valencia, Jones, Smalling, Young, Herrera, Matic, Mata, Lingard, Martial, Lukaku.