SHPËRNDAJE

Emri i Callum Hudson-Odoi po lakohet gjithmonë e më shumë në media për shkak të ardhmes së tij.

Sipas Daily Mail, lojtari tashmë ka refuzuar një ofertë të Chelseat për rinovim pasi dëshiron Bayern Munichun.

Blutë thuhet se i kanë ofruar 96 mijë euro në javë, por as kjo nuk e ka bindur lojtarin të qëndrojë në Stamford Bridge.

Klubi gjerman tashmë e disa kohë është duke e ndjekur 18-vjeçarin dhe duket se e ka bindur se ai do të jetë pjesë e projektit të tyre të së ardhmes.

Besohet se Bayerni tashmë ka takuar klubin nga Londra dhe i ka ofruar rreth 40 milionë euro që marrëveshja të finalizohet menjëherë.