SHPËRNDAJE
Kjo bimë e shijshme përmban shumë minerale, siç janë bakri, niacina dhe beta-karoteni, si dhe materiet tjera ushqyese. Rigoni, sikurse edhe rozmarina dhe borziloku përmban të ashtuquajturin acid rozmarik. Ky antioksidant i fortë ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave të shkaktuara nga radikalet e lira, me çka reduktohet rreziku nga kanceri, sëmundjet e zemrës, arteroskleroza dhe plakja e hershme. Meqenëse e karakterizon efekti kundërinflamator; acidi i rozmarinës paraqet trajtim efikas për astmën alergjike. Rigoni po ashtu është i pasur me veçori antibakteriale, duke përfshirë vajin timol dhe karvakrol.
Hulumtimet kanë treguar që këto dy komplekse ndalin rritjen e shumë llojeve të baktereve. Rigoni është efektiv te aknet, artriti, sëmundjet kancerogjene, gjendja inflamatore dhe mutacionet e qelizave. Nxit tretjen dhe funksionimin e mëlçisë dhe stomakut, si dhe në mënyrë të suksesshme aplikohet te inflamacioni akut dhe kronik i sinuseve, virozat, gripi dhe ftohja, por edhe te dhimbja kronike e kokës. Nëse e pëlqeni ushqimin italian, dhe veçanërisht picën, atëherë me siguri shumë herë e keni shijuar shijen e pasur të rigonit.
Kaloritë dhe vlerat ushqyese të rigonit 100 g rigon përmban 265 kcal, 9 g proteina, 68,92 g karbohidrate, 4.09 g sheqerna, 4.28 g yndyrë, 42.5 g fibra dietetike dhe 25 mg natrium.
Si mund ta përdorim rigonin?
– Për të bërë çaj, përzieni 1 lugë çaji nga kjo barishte e thatë në një gotë me ujë të valuar. Rekomandohet për ftohjet, dhimbjet e kokës dhe çrregullimet gastrointestinale. – Ndihmon për të lehtësuar heqjen e gëlbazës dhe ushtron një veprim të caktuar qetësues për kollën.
– Zieni në ujë të valuar për 3 minuta 1 lugë çaji rigon të thatë, rekomandohet në rastet e tensionit nervor.
– Gargara e bërë me zierjen e luleve të rigonit pastron gojën dhe fytin. – Banjë me rigon. Shtoni në vaskën e banjës rigon të zier për të qetësuar këmbët, si relaksues dhe aromantizues.
– Vaj esencial. Fuqia antiseptike e rigonit lufton kërpudhat e lëkurës, veçanërisht te këmbët.