SHPËRNDAJE

Kompania kanadeze për hulumtime “Medgold resource” ka gjetur në jug të Serbisë, afër kufirit me Bullgarinë dhe Maqedoninë, indikatorë të shkëlqyer se kjo zonë është e pasur me metale të çmuar, shkruan “Novosti” transmeton presheva.com.

Kjo Kompani, në studimin e burimeve minerale të quajtura si “Projekti Tlamino”, gjeti në një shtresë prej 40 metra 8.32 gram ari për ton dhe 193 gram për ton argjend.

Pas kësaj, kjo kompani kanadeze ka nënshkruar një marrëveshje të përbashkët me kompaninë “Fortuna silver” në posedimin e të cilit janë minierat e arit dhe argjendit, “San Jose” në Meksikë dhe kompaninë peruane për argjend “Kailoma”.

Sipas kësaj marrëveshje, “Fortuna Silver”, e cila zhvillon minierën e artë “Lindero” në Argjentinë, premtoi të investojë tetë milionë dollarë në kërkime të mëtejshme në këtë fushë. Është planifikuar që dy milionë dollarë amerikan do të shpenzohen këtë vit.

Sipas kësaj marrëveshje, “Fortuna”, në këmbim të financimit të kërkimit gjeologjik në jug të Serbisë, mund të merrte 70% të pronësisë në “Projektin Tlamino”.
Ndërsa mësojmë se hulumtimi bëhet në një sipërfaqe prej rreth 200 kilometra katrorë në territorin e vendit tonë.

Pas identifikimit të projektit në vjeshtën e vitit 2016, “Medgold” ka analizuar një seri të mostrave, dhe rezultatet treguan se sasia e arit shkon nga 0.78 gram deri në 132.5 gram për ton. Në të njëjtën kohë, përqendrimet e argjendit ishin nga 10.3 gram për ton në 2.110 gram për ton.

Sipas vlerësimeve, hulumtimi në këtë fushë, pasi Fortuna Silver mori përsipër financimin e projektit, duhet të përfundojë brenda pesë viteve. Pas kësaj, do të planifikohet një studim paraprak i fizibilitetit, pas të cilit do të dihet nëse kjo kompani do të paraqesë një kërkesë për dhënien e të drejtës së shfrytëzimit. Sipas literaturës së ekspertëve, depozitat e gramit të arit për ton konsiderohen fitimprurës me kusht që të ketë sasi të mjaftueshme të xehes./presheva.com/