SHPËRNDAJE

Në festat e fundvitit një grup bashkëvendësish shqiptar në diasporë,  më banim në Nju Jork, grumbulluan   një shumë modeste parash prej 32,650.00 dollarësh për të ndihmuar familjet më tu lehtësohen vuajtjet e tyre skamnore që këto familje po përballën çdo ditë. Bashkëvendësit në diasporë jo që nuk i harrojnë trojet e tyre , por ata nuk i harrojnë edhe bashkëvendësit e tyre atje ku ata jetojnë.

Nuk është hera e parë që ky grup bashvendasish  ndihmojnë vëllezërit dhe motrat e tyre në vendlindje. Këtë ata e kanë bërë dhe e bëjnë në mënyrë të vazhdueshme, te cilët dëshirojnë të mbesin anonim,  duke theksuar se me rëndësi është ndihma dhe jo emrat e tyre.