SHPËRNDAJE

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare kryetari i komunës së Bujnaocit Shaip Kamberi beson se pasi të arrihet një marrëveshje përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës, do të jetë e nevojshme që të gjitha partitë shqiptare të mblidhen në një listë të përbashkët elektorale në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, në mënyrë që të forcohet ndikimi i shqiptarëve në Parlamentin e Sërbisë.

“Në zgjedhjet e ardhshme, varësisht nga marrëveshja eventuale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe asaj që do të sjellë ajo marrëveshje për Luginën e Preshevës, ideja e paraqitjes së një liste të përbashkët elektorale në zgjedhjet parlamentare do të imponohet si një domosdoshmëri”, ka thënë Kamberi.

Sipas tij, nëse shqiptarët do të kandidonin si pjesë e një liste të vetme elektorale, ata do të mund të siguronin tre deputetë në Parlamentin serb.

Lidhur me deklaratën e Kamberit ka komentuar shefi i grupit të këhsilltarëve të PD në KK të Bujanocit Hajredin Hyda duke thënë se, “deklarata e Shaip Kamberit mbi nevojën e krijimit të një liste të përbashkët të shqipetarëve për zgjedhje parlamentare, me asocion me veprimin e Këndezit dhe kokrrave të kollomoçit! -I thirre të gjitha pulat rreth vetës, ndersa të gjitha kokrrat i përbinë në gojë të vetë, kurse pulat tjera shërbejnë për Idile fshatare! Ka shkruar Hyda./presheva.com/