SHPËRNDAJE

 

Në një intervist të dhënë portalit Presheva.com, shefi i grupit të këshilltarëve të PD-së në KK të Bujanocit flet për ngecjet dhe parregullësit e vazhdueshme të pushtetit lokal në Bujanoc. Hyda në intervistë ka thënë se ky pushtet dhe deputeti në Parlamentin e Sërbis po i kontribuojnë largimit të rinisë nga Lugina, ndërsa për kryetarin e Buajnocit Shaip Kamberin, komisioni komunal zgjdhorë duhet të përgaditet për organizimin e zgjedhjeve sipas ligjit të Kosovës sepse, siç ka thënë Hyda, sipas Kamberit këtë vit “shkuam” me Kosovë.

Presheva.com: Z. Hyda vitin që po e lëmë pas, si shef i grupit të këshilltarëve të PD-së në KK të Bujanocit mund të themi se keni qenë këshilltari më i zëshëm. Si e vlerësoni vitin 2018, sa ka qenë i suksesshëm dhe a ka mundur të bëhet më shumë?

Në vitin e kaluar, por edhe në të parakaluarin ne si parti opozitare me numrin më të madhë të këshilltarëve në komunë, për shkak të krijimit të një koalicioni të spektrit të gjerë me partitë serbe ku së fundmi pas: grupimit Stojançe Arsiç, partia e Tadiçit e Daçit, Pajtiçit, e Ljajiçit e Jeremiçit atyre ju bashkangjitën edhe ajo e Sheshelit dhe kur ti shtojmë edhe partitë shqiptare dhe ajo e romëve, del se kemi nje kualicion të cilin as Frankenshtajni nuk do të kishte mundur ta kompozoj! Por përkundër saj ne në interes të popullatës jemi munduar që të jemi sa më konstruktiv dhe ti paraqesim gabimet që janë bërë duke menduar se këto munden të përmirsohen. Përkunder trysnisë së bërë sidomos nga kryetari i komunës, Shaip Kamberi që në raste të histerike na u është kërcnuar edhe fizikisht e familiarisht duke harruar se është në kuvend e jo në ndonjë kafene të rakijës dhe muzikës, ne prap kemi kryer punën tonë si këshilltar, pa iu përgjigjur veprimeve të pozitës dhe mendoj se përkundër hapsirës së ngushtuar dhe veprimeve të ulëta ne me sukses e kemi kryer misionin tonë të opozitës.

Presheva.com: Shpesh keni thënë se buxheti komunal ka qenë një buxhet shpenzues dhe jo buxhet zhvillimorë. Sa mendoni se keni të drejtë?

Kam thënë me plotë bindje se ky pushtet është formuar për tu knaqur dhe normal se kjo mënyrë e jetesës në forma të shëtitjeve, tribunave, seminareve, ekskursioneve etj, dhe kur të shtohen apetitet e të gjitha atyre formacioneve politike të koalicionit, jeni të dënuar që patjetër të bëni një buxhet harrxhues e shpenzues e jo zhvillimorë.

Presheva.com: Sa është reale ndarja e buxhetit 60% me 40% në favor të shqiptarëve, a qëndron kjo në realitet?

Ndarja e proklamuar e Stojançe Arsiq në 40/60 është edhe më drastike dhe besoj se tejkalon edhe 50% sepse në pasqyrën kozmetike të buxhetit janë prezantuar te pala shqipetare një numër i madhë sokaqesh, rrugicash në gjatësi 20, 30, 40 metra dhe gjerësi 3m që në total nuk tejkalon as 45 milion dinar ndërsa në palën serbe për 11 projekte të rrugës me rrugë të gjata mbi 500 metra janë shpenzuar 64 milion dinar. Te ne kemi asfaltim të sokaqeve, rrugëve për në ara të simpatizantëve të PVD me qëllim të ruajtjes dhe kompenzimit të votës, dhe kjo pra është e vërteta. Për qëllime taktike Arsiqi është knaqur të deklaroj se kemi ndarje 60/40.

Presheva.com: Vitin që lam pas ka patur edhe zhvillime politike, cilat sipas jush mund të vlerësohen si më të rëndësishmet?

Të gjitha zhvillimet politike të vitit të kaluar munden të përmbyllen në konstatimin se popullata nuk ka pasur as një benefit. Një pakicë e kualifikuar ka vazhduar të qeverisë me Këshillin Nacional ku në bazë të sistemit zgjedhor 6100 vota janë më shumë se 7400. Kemi pasur deklarata të mëdha patriotike nga ata që votojnë buxhetin, kryetarin e kuvendit dhe dy kabinete në nivelin republikan të Serbisë! “Ditën në Beograd e natën në studio të Batonit me shkop në dorë duke i ndajtë megjet e arave dhe bëzallëqeve të Caranecit”, a në anën tjetër rinia jonë pamëshirshëm po largohet me të madhe nga kjo “tokë e premtuar”e partisë më të madhe në Luginë. Ky pra është rezultati i vitit të kaluar.

Presheva.com: Bisedimet Kosovë Serbi edhe më tej mbeten shpresa e vetme e zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve të Luginës. Sa janë duke kontribuar liderët politik shqiptarë të Luginës në këtë drejtim?

Këto bisedime që zhvillohen në Bruksel nuk munden edhe aq shumë të ndikohen nga ne, por ne i kemi dokumentet, qoftë në formë të Referendumit ose të platformave të miratuara të Kuvendit të këshilltarëve shqiptar, që qsrtësojnë vullnetin dhe dëshirën tonë, dhe të gjitha veprimet tjera shërbejnë vetëm për Bajraktarizëm, primat, dhe shpresë të rrejshme! Deklarimet dhe prononcimet duhet të përcillen me punë konkrete si: tërheqjen e deputetit, moratorium të punës së Këshillit Nacional e jo marketing të lirë nacionalist.

Presheva.com: Qka mund të presim në 2019-tën, a do të ketë lëvizje megalomane sikurse po flitet apo thjesht do të mbesin “Muhabete”?

Se do të ket një marrvëshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, kjo është e mundshme, por kjo i tejkalon kapacitetet tona në Luginë sepse për kët do të vendosin të mëdhenjët, dhe nuk do të pyten keta “bajraktarët” tanë!

Presheva.com: A do të ketë zgjdhje të parakohshme në të gjitha nivelet?

Së shpejti duhet që në dy kuvendet komunale të Bujanocit dhe Presheves, Komisioneve komunale ti rekomandojmë trajnime në Komisionin zgjedhor të Kosovës mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve, sepse sipas partise se Shaip Kamberit sivjet do ti bashkohemi Kosovës dhe do të kemi zgjedhje komunale sipas legjislacionit në Kosove. Në Bujanoc pushteti aktual do ta ket edhe një vit tepër të vetfundosjes dhe sa i përket Partisë Demokratike sa të dojnë ata munden të flejnë lirshëm, sepse për dallim nga disa parti tjera, Partia jonë nuk e ka në gjenezën e sajë rrëzimin e pushteteve me metoda tjera, pos daljes në zgjedhje!/presheva.com/