SHPËRNDAJE

Prej herës së kaluar, kur u pa në rrugë, i janë larguar disa shtresa kamuflazhi

Javën e kaluar, është bërë e ditur se Tuscon i ri do të jetë më ndryshe, derisa dukja që do të ketë do t’i befasojë të gjithë.

Kur makina u pa duke lëvizur në rrugë, kishte shtresa të mëdha kamuflazhi që pamundësonin të shihej pamja që ka.

Tani është parë sërish ky Hyundai që vazhdonte testimin, me më pak kamuflazh dhe vërehej se do të ketë një dukje shumë më ndryshe se modeli i tanishëm. Shihet grilli masiv me shumë ndarje, si dhe dritat me dy pjesë, sikur modelet Santa Fe dhe Venue.

Detajet mbesin të fshehura, mirëpo duke ditur se Hyundai do të aplikojë në Tucson gjuhën e re dizajnuese, atëherë dihet se do të duket shumë më mirë.