SHPËRNDAJE

I gatshëm për duelin e së shtunës, kampioni Shefat Isufi me krenari dhe kurajo ka arritur në Londër ku edhe 3 ditë mbeten deri tek dueli i shumë pritur mes Shefat Isufi dhe Billy Joe Saunders për titullin e botës në versionin WBO. A do e mbrojë me sukses Saunders apo Isufi do të shpallet kampioni i ri i botës në WBO, kjo do të vendoset të shtunën në Londër. Ndonëse nuk është i njohur në Britaninë e Madhe, boksieri shqiptar me prejardhje nga Tërrnoci i Bujanocit Shefat Isufi do të përballet me britanikun Billy Joe Saunders ku do të synojë ti rrëmbejë titullin e botës në kategorinë WBO. Dueli në fjalë do të zhvillohet të shtunën e 18 maj në “Lamex Stadium” në Stevenage, që është i vlefshëm për titullin e kampionit të botës WBO në kuadër të peshave super të mesme.

Isufi është nga komuna e Bujanocit i lindur në Tërnoc të Madh dhe karriera e tij ka qenë e përcjellë me suksese të shumta. Nga 32 duele të zhvilluara 29-vjeçari i ka fituar 27 prej tyre, ka tri humbje dhe dy barazime. Boksieri shqiptar përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare, teksa në kategorinë e tij në ranglistën botërore të përbërë nga 1285 boksierë atij i takon vendi i 33-të. Ndërkaq, “Daily Mail” ka bërë një përmbledhje katër ditë para kësaj përballje fantastike, duke dhënë të gjitha detajet e duhura.

Përballja mes Saunders dhe Isufit pritet të zhvillohet rreth ores 23:00. Përballja do të zhvillohet në ‘shtëpinë’ e Saunders në Heartfordshire në “Lamex Stadium”. Fillimisht, kjo përballje ishte paraparë që të zhvillohet më 13 prill në “Ëembley Arena”. Çmimi i biletave varionë nga 40 funte në 250 funta. Meçin e shumëpritur mes Saunders dhe Isufit mund ta shikoni direkt në “BT Sports” për Britani dhe në “ESPN+” për Amerikë, ndërsa në Kosovë transmetimi drejtpërdrejt do të jetë në RTK 4/presheva.com/