SHPËRNDAJE

Edhe pse në moshën 33-vjeçare Zlatan Ibrahimoviç mbetet një prej bomberave më të kërkuar në merkato. Dhe për të flasin numrat: 41 gola në 40 ndeshje gjatë këtij sezoni. Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi suedez është ëndrra më e fundit e Moancos, ku miliarderi rus Rybolovlev nuk e ka problem të paguajë vlerën e kartonit të tij: nën 20 milionë euro.

Klubi nga Principata është i gatshëm edhe ti ruajë pagën që merr aktualisht te Paris Saint Germain, 14 milionë euro neto në sezon.

Ibra ka një kontratë deri në vitin 2016 me PSG-në por nuk duhet harruar që në Monaco jeton agjenti i tij Mino Raiola.