SHPËRNDAJE

ibrahimovic

Thierry Henry ka thënë se ka dëgjuar se Zlatan Ibrahimovic dëshiron t’i bashkohet Arsenalit
Sulmuesit të PSG’së, Zlatan ibrahimovicit, i skadon kontrata me kampionët e Francës në fund të këtij edicioni.

Media të ndryshme spekulojnë se Manchester Untiedi e Arsenali, janë dy skuadrat që po luftojnë kokë më kokë për shërbimet e 34 vjeçarit.

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka thënë për Sky Sport, të ketë dëgjuar se ish sulmuesit të Barcelonës do t’i pëlqente një lëvizje në ‘Emirates Stadium’.

“Me atë që kam dëgjuar, Ibrahimovicit i pëlqen të luaj në Arsenal. Ndoshta edhe dëshiron të vij këtu”, ka thënë Henry.

“Mendoj se ardhja e lojtarëve të mëdhenj varet se në cilën pozitë do të përfundojë Arsenali. Ende nuk e ka të sigurt madje edhe zonën Champions”, ka shtuar Henry.