SHPËRNDAJE
Zlatan Ibrahimovic është rikthyer të flas për futbollin evropian. Sulmuesi suedez aktualisht është pjesë e skuadrës së famshme amerikane Los Angeles Galaxy. 37-vjeçari ka folur për mediumin anglez DAZN rreth fituesit të Topit të Artë, Luka Modric.
Ibrahimovic i është gëzuar triumfit të Modricit, që kishte rival kryesor Cristiano Ronaldon, e portugezi nuk është lojtari favorit për suedezin. “Kam luajtur kundër Modricit kur ishte ai i ri, ndërsa tashmë është një futbollist ekspert”.
“Jam shumë i lumtur që ai e fitoi ‘Topin e Artë’, si dhe për çmimin më të mirë të FIFA-s pas finales së Kupës së Botës”, u shpreh Ibrahimovic. Sipas Ibrahimovic nuk ndodh shpesh që një mesfushor të fitojë këto çmime prestigjioze. “Nuk ka ndodhur shpesh që një futbollist i tillë që luan në mesfushë të fitojë sa shumë çmime. Zakonisht këto çmime fitohen prej sulmuesve ose dikush që ka qenë i jashtëzakonshëm”, u shpreh Ibrahimovic. Zlatan Ibrahimovic. 
Ish-anëtari i shumë skuadrave të mëdha evropiane si Barcelona, Milan, Inter, Ajax, Juventus, PSG e Manchester United ka treguar se ka gjak kroati, pasi mamaja e tij është nga Kroacia. “Mamaja ime është kroate dhe unë jam gjysmë kroati. Modric është kroat, dhe kjo më bënë më të lumtur se është gjaku im”, përfundoi Ibrahimovic.