SHPËRNDAJE

Mauro Icardi ka zbuluar se sezoni i kaluar për të nuk ishte aspak i lehtë te Interi.

Sulmuesi argjentinas edhe pse luajti në pak ndeshje, ai arriti të shënonte disa gola, por në këtë verë që shkoi kaloi si i huazuar te Paris Saint-Germain.

Edhe pse iu mor shiriti i kapitenit nga Nerazzurët, Icardi arriti që në 37 paraqitje në të gjitha garat, të shënonte 17 gola.

“Është e vërtetë se në sezonin e kaluar nuk ishte e lehtë edhe pse kisha shanse të luaja më shumë ndeshje dhe të shënoja gola”, ka thënë ai në një intervistë për Hypebeast.

“Ambicia ime është që të punojë shumë dhe të bëhem njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë”.
“E mbylla sezonin me 17 gola te Interi, por ata nuk e vlerësuan dhe ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë që të kaloja te Parisi dhe më pëlqen atmosfera dhe jeta këtu”, ka vazhduar më tej argjentinasi.

Icardi deri më tani ka shënuar shtatë gola në të gjitha garat te skuadra franceze, e që këta të fundit duket se duan ta blejnë kartonin e tij të plotë në fund të këtij sezoni për një shumë rreth 75 milionë euro.