SHPËRNDAJE

Vlera e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi nga 14 milionë euro është rritur në 250 milionë euro

Gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara insiston se ka ndihmuar burrin e saj që të ketë vlerën 250 milionë euro.

Nara është edhe agjentja e Icardit, e cila në një intervistë për Gente thotë se është gruaja e vetme që ka ndihmuar bashkëshortin e saj futbollist të bëjë para.

“Jam e vetmja grua që ka ndihmuar bashkëshortin e saj të bëjë para. Mauro nga 14 milionë euro sa kishte vlerën tani vlen 250 milionë”, ka thënë Wanda Nara.