SHPËRNDAJE

Ish- kryenegociatorja në bisedimet Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se idenë për shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur Presidenti Hashim Thaçi gjatë vitit të kaluar, e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama.  Edita Tahiri ka thënë në një intervistë për mediat në Kosovë, se këtë e ka zbuluar gjatë kohës sa ishte ende në detyrë për dialogun në mes Kosovës dhe Serisë.

Rama kur ka qenë në Serbi në tetor 2016 në një vizitë dy ditore, i është thanë ideja e shkëmbimit të territoreve, dhe ai në vend se ta prejë këtë rrugë dhe ta kundërshtojë Serbinë, e ka sjellë në Prishtinë te z. Thaçi. Kur e kam kuptuar këtë, i kam kuptuar edhe shumë të tjera që lidhen me takimet që janë mbajtur e të tjera. Ajo që di unë nga angazhimet diplomatike, deri në maj të vitit 2018, as ShBA-ja as BE-ja nuk kanë lejuar këto biseda të ndodhin. Pastaj, se çfarë ndodhi, pse Mogherini këtë anë anti-evropiane, tregoi gatishmëri të shkelë parimet evropiane, këtë nuk e di dhe nuk mund ta them”, ka thënë ajo.

Tahiri ka folur edhe për taksën që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave serbe dhe boshnjake dhe rolin e ShBA-së dhe BE-së në dialog.

“Taksa është masa e vetme që pati Haradinaj në dorë për t’ia ndalë rrugën ndryshimit të kufijve. E di që interpretohet si taksë kundër Serbisë, jo, jo, kjo është taksë për ta bllokuar dialogun për ta bllokuar këtë ide të rrezikshme për Kosovën dhe për rajonin”.