SHPËRNDAJE

Autori i vrarë i grabitjes së djeshme të 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit është Admir Murataj.

Kanë qenë fillimisht mediat greke mbrëmjen e djeshme raportuan se personi i vrarë në aksionin e grabitjes së parave është Admir Murataj, person ky i njohur për autoritetet greke.

Mediat greke raportuan se Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikalas në vitin 2013, së bashku me 10 kriminelë të tjerë të rrezikshëm shqiptarë, disa prej të cilëve janë arrestuar në Shqipëri.

Admir Murataj akuzohet gjithashtu për grabitjen e 850 mijë euro në maj të 2013 nga Banka Kombëtare e Larisës, dy muaj pasi u arratisen nga burgu i Trikallas.