SHPËRNDAJE

Rrespektojmë kërkesën e lidershipit shqiptarë të Luginës që edhe ju të keni një përfaqësues në ekipin negociator në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Është dëshirë dhe kërkesë e qytetarëve të Luginës së Preshevës që u takon ta bëni në çfardo forme dhe në cfardo vendi, këto komente i bëri ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka pas takimit që kishte me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Shefi i diplomacisë shqiptare në Beograd zoti Boçka ka thënë se gjatë kësaj kohe të gjithë bashkarisht po punojmë që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të rrespektohen maksimalisht.

Qeveritë shqiptare, institucionet e pushteteve lokale dhe ato ndërkombëtare do të jenë njëzëri për të rrespektuar të drejtat e shqiptarëve këtu ka thënë gjatë një deklarate për portalin preshevacom ambasadori Ilir Boçka./presheva.com/