SHPËRNDAJE

Ilir Meta është duke qëndruar në Bosnje dhe Hercegovinë në kuadër të zhvillimit të Samitit të Sarajevës.

Presidenti i Shqipërisë përveç takimeve që ka zhvilluar me krerët e lartë të shteteve të ndryshme, ai është takuar edhe me Majlinda Kelmendin dhe Driton Kukën, që po ashtu gjenden në Sarajevë.

Federata e Xhudos së Bosnjë dhe Hercegovinës është duke e zhvilluar kampin veror, e që po marrin pjesë 250 xhudistë dhe trajnerë nga vende të ndryshme.

Këta xhudistë dhe trajnerë janë kryesisht nga vendet si, Kosova, Holanda, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Belgjika, Turqia, Greqia, Kroacia, Australia, Bosnja dhe Hercegovina, dhe pjesëmarrësit e kampit në katër ditët e ardhshme të trajnimit në sallën e hotelit “Hollywood” në Ilidza.

“Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës”.

“Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë”, ka shkruar presidenti Meta në llogarinë e tij në Facebook.