SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon të ndajë medalje dhe mirënjohje për personalitetet të ndryshme.

I pari i Kosovës gjatë ditës së djeshme i ka ndarë një medalje këngëtarit tonë shqiptarë, Sabri Fejzullhaut.

Gjatë ditës së sotme, presidenti ka dekoruar me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës” edhe Ilir Shaqirin.

Në arsyetimin e tij, Thaçi ka pohuar se shumë dëshmorë dhe ushtarë të UÇK-së janë përjetësuar me këngët e këngëtarit.

Shumë dëshmorë dhe heronj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përjetësuar në këngët e tij. Artistin e mirënjohur, Ilir Shaqiri, sot e dekorova me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”. Ai dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Iliri u lind më 6 dhjetor 1960, në Burojë të Drenicës. Shkollën fillore e kreu në Turiqec, atë të mesme në Prizren. Studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prizren dhe Prishtinë. Është magjistruar në degën e Letërsisë me temën “Estetika dhe semiotika”.

Ka krijuar mbi 600 këngë në muzikën tonë të lehtë, popullore dhe për fëmijë. Krijues i muzikës në 17 filma dokumentarë. Krijues i muzikës për shfaqjet “Zeka i Zi” dhe “Fizikanët”, në Teatrin Kombëtar. Ka botuar 34 albume muzikore dhe 4 video-albume me këngë.