SHPËRNDAJE

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, së shpejti do të vizitojë Shqipërinë.

Gjatë takimit të sotëm në Bratisllavë, gjatë punimeve të Kongresit të UEFA-s, kreu i FIFA-s pranoi me kënaqësi ftesën e Presidentit të FSHF-së për të vizituar Shqipërinë në një kohë shumë të shpejtë.

Forcimi i partneritetit dhe vazhdimi i një bashkëpunimi të ngushtë me FIFA-n dhe UEFA-n kanë qenë në qendër të bisedës së sotme.

Ndërkaq, pas mesazhit zyrtar, Presidenti i FIFA-s përcolli urimet te Presidenti Duka për rizgjedhjen, por edhe për një proces zgjedhor me standarde dhe të vlerësuar maksimalisht.

Kualifikimi i Shqipërisë në Evropian, nominimi për finalen e Superkupës së Evropës, infrastruktura në hapa galopantë, përfshirja e Shqipërisë në shumë projekte, ka bërë që vendi ynë dhe vetë FSHF të ketë peshën e saj në imazhin evropian dhe botëror të futbollit.