SHPËRNDAJE

Me rastin e zgjedhjeve për Këshillin Kombëtarë Shqipëtarë, Bashkimi Demokratik i Luginës njofton të gjithë se do të jetë në një listë të përbashkët me PVD-në. Këtë vendim BDL e ka marrë duke u bazuar në programin si dhe bashkpunimin e ofruar nga ana e PVD-së për një udhëheqje të dinjitetshme, në dobi të qytetarëve dhe për avansimin e proceseve të cilat kanë ngecur në kohët e fundit sidomos në arsim,kulturë dhe informim. Me këtë rast BDL fton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e vetë që në zgjedhjet e 4 nëntorit të organizohen në mënyrë sa më masovike duke votuar nr 3.

Zyra për informim e BDL-së.