SHPËRNDAJE
Pas grumbullimit të nënshkrimeve përkrahëse të nevojshme Partia për Veprim Demokratik, gjatë ditës së djeshme, ka dorëzuar listën e vet zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet për Këshill Nacional që do të mbahen më 4 nëntor. Emërtimi i listës së PVD-së është: PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRTARIK-SHAIP KAMBERI, ndërsa, numri i certifikuar për këtë listë është numri tre (3). Tubimin e parë promovues për listën e vet, në të cilin do të bëhet edhe promovimi i kandidatëve nga lista, PVD do ta mbajë të shtunën më 20 tetor me fillim në ora 17:00 te Restauranti “Pesë Yjet”. Me këtë rast, Kryesia e PVD-së falënderon gjithë anëtarët, aktivistët dhe qytetarët që morën pjesë në përkrahjen e listës tonë zgjedhore
Emërtimi i listës së PVD-s është Partia për Veprim Demokratik- Shaip Kamberi, ndërsa, numri i certifikuar është numri tre.