SHPËRNDAJE

Para ndeshjes derbi, ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, mendimin e tij edhe ka dhënë edhe mesfushori katalanas Andreas Iniesta.

“Eshtë e vërtetë se nëse duam ti rrisim shanset për ta mbrojtur titullin, duhet të fitojmë në Bernabeu. Madridi kryeson dhe ka disa nga lojtarët më të mirë, mirëpo forma gjithmonë vendos në ndeshje të tilla” ka thënë Iniesta.

“Reali është gjithmonë kundërshtar i vështirë për ta mposhtur, mirëpo nuk mendoj se do të shohim tensione sikur para do viteve. Do të jetë luftë, por luftë në futboll, dhe nuk guxojmë të kalojmë atë kufi” ka thënë Iniesta.