SHPËRNDAJE

Andres Iniesta është i lumtur që Barcelona fitoi një tjetër trofe, atë të La Ligas – të 25-tin në histori të klubit, me të cilin do të përshëndetet në fund të sezonit aktual.
Barcelona e mposhti në udhëtim 4-2 Deportivon me het-trik nga Leo Messi, për t’u shpall edhe matematikisht kampion i Spanjës për sezonin 2017/18 4 xhiro para fundit.

“Ka qenë një sezon i gjatë, por e nisëm mirë që në fillim dhe në fund u shpërblyem”, u shpreh kapiteni.

“Duhet të punojmë shumë që Barcelona të qëndrojë kampione edhe sezonin e ardhshëm dhe të tentojë të përmirësohet aty ku nuk ka bërë mirë”, shtoi Iniesta.