SHPËRNDAJE

Epoka e adresave false në instagram, ka marrë fund. Kompania e famshme ditën e sotme ka fshirë një numër të konsiderueshëm profilesh të rrëme. Rrjeti social nuk kishte lajmëruar më parë e për pasojë shumë personazhe të njohur të Hollyëood, kanë humbur milliona ndjekës nga profilet e tyre.

Një nga këngëtaretqë është prekur është Ariana Grande, me një humbje drastike prej 3 milionë fansash. E njëjta situatë edhe për Selena Gomez, e cila ka humbur 2 milionë ndjekësj. Ndër të tjerë edhe make up artisti James Charles, ka humbur thuajse gjysme milionë ndjekësish.

Ky aksion i instagram ka prekur dhe këngëtaret shqiptare. Ditën e djeshme Enca njoftoi se u bë shqiptarja e parë që arrin 2 milion ndjekës në instagram. Midis buqetave të  luleve, këngëtarja falnenderoi fansat e saj për mbështetjen. Megjithatë gëzimi I Encës nuk ka zgjatur shumë pasi ditë e sotme, nga instagrami I saj ishin zhdukur rreth 100 mijë fansa.

Tani është momenti që të kuptohet se sa ndjekës kanë realisht vipat, që smund të krenohen më për për numrin e madh të tyre. Nga ana tjetër instagram do të shpëtojë nga pagesat që ishte I detyruar të kryente atyre personave me ndjekës të blerë, që përmes këtij mashtrimi përfitonin shuma të konsiderueshme parash.