SHPËRNDAJE

Instagram

Instagram sjell përditësimin më të fundit të videove për të gjithë pajisjet me sistem iOS. Tani, videot në kohështrirjen tuaj në Instagram do të luajnë pa pushim, në vend se të luajnë vetëm një herë dhe më pas të ndalen.

Rivali më i madh i Instagram në termat e videove, Vine, tashmë punon në këtë mënyrë, kështu që është e vështirë të kuptohet se pse Instagram e bërë këtë ndryshim.

Kjo është edhe më e mirë për reklamuesit, pasi që edhe videot e sponsorizuara do të luajnë gjatë gjithë kohës. Sidoqoftë, ndryshe nga Vine, Instagram nuk e ka një ‘llogaritës’ të shikimeve për këto video.