SHPËRNDAJE

Siqueira

Sipas Sky Sport, Interi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të majtë, Guilherme Siqueira.
Guilherme Siqueira, mbrojtësi i krahut të majtë, nga sezoni i ardhshëm pritet të jetë pjesë e Interit.

Sipas Sky Sport, Neroazzurrët dhe lojtari me prejardhje nga Brazili kanë arritur marrëveshje mes tyre.

Kurse, Interit tani i ka mbetur ta bind Atletico Madridin që të heq dorë nga ish anëtari i Benficas, Granadas e Udineses.

29 vjeçari ka qenë i kërkuar edhe nga Juventusi, por si duket oferta e Interit e ka joshur më shumë.