SHPËRNDAJE

 

Skuada e Interit në fundjavën që vjen do të luaj në udhëtim ndaj skuadrës së Napolit në kuadër të Serie A

Pak ditë para kësaj ndeshje, trajneri Luciano Spalletti ka marrë lajme të mira, pasi portugezi Joao Mario pritet të kthehet nga lëndimi.

Joao Mario ishte lënduar në grumbullim me Portugalinë dhe kishte munguar në derbi ndaj Milanit.

Ishte menduar se ai do të mungojë më gjatë, por sipas La Gazzetta dello Sport, shërimi i tij po shkon shumë mirë dhe ai prite të jetë gati për Napolin.

/presheva.com