SHPËRNDAJE

Mancini

Interi ka arritur fitore si mysafirë i Udineses me rezultat 0-4.

Nerazzurrët janë surpriza në e bukur e kampionatit italian, pasi askush nuk besonte se Roberto Mancini do të arrinte të kompononte një grup të tillë, që shumica janë lojtarë që kanë ardhur gjatë verës.

Me fitoren në Udine, tekniku italian ka arritur të grumbullojë 17 pikë si mysafirë, duke thyer rekordin e Jose Mourinhos, i cili kishte mbledhur 16 pikë në këtë periudhë të kampionatit.

Me këtë fitore Interi vazhdon të prijë në Serie A me 36 pikë, katër më shumë se Fiorentina.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është kundër Lazios në Giuseppe Meazza.