SHPËRNDAJE

Interi ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurti (1-0), duke i dhënë lamtumirë edhe Ligës së Evropës.

Ndeshja ka nisur shumë mirë për gjermanët që shënuan gol të bukur në minutën e gjashtë.

Luka Jovic shënoi një gol të bukur duke e paraboluar portierin Samir Handaovic.

Interit tentonte të sulmonte, por linte hapësira prapa.

Sebastien Haller dhe Filip Kostic kishin raste të mirë në kundërsulm  në pjesën e parë, por pa sukses.

Rastin më të mirë te Interi e kishte Keita, por i vetëm me portierin e lëshoi topin shumë nga këmbët.

Pjesa e dytë nuk solli shumë raste. Ishte Inter që kishte iniciativë në lojë, por rastet të mirë asnjë.

Gjermanët ditë të ruanin me gjakftohtësi portën dhe kishin rast të mirë me Kostiv në minutën e fundit, por Handanovic ishte në portë.

Interit largohet edhe një objektiv, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Kupa e Italisë, por edhe titulli i kampionit në Itali.