SHPËRNDAJE

Ibraim Deari, regjisor nga qyteti i Kumanovës vjen para publikut me filmin e tij më të ri të zhanrit aksion.

Presheva.com: Keni fillu nje film te nje zhanri akcion, cila eshte ideja e filmit edhe pse pikrisht u frymzove në këtë ide.

-Filmi “My City Screams” është një film i zhanrit aksion, drama, crime. Është zhanër që e më pëlqen më së shumti, dhe mendoj se e ndjej vetën më mirë kur realizoj filma të tillë, Jam më shume i lidhur me tregimi, personazhet, ritmin e filmit.

Tregimi është i thjeshtë dhe shumë i lehtë, për një grup gangsterësh që e kanë një pjesë të qytetit dhe bëjnë dhunë ndaj njerëzve, vrasje/ Dhe ky titulli Screams simbolizon britmat e viktimave brenda aty qyteti…Dhe njëri person që gjendet brenda kësaj grupe vendos të largohet, por sa e ka të lehtë, besoj që do ta kuptoni ne film… Ajo që e bënë të veçante këtë film janë karakteret dhe visualizimi i tij…

Presheva.com: Pse më shumë ju tërheq akcioni si film? 

-Ky film nuk është aksion i Hollywood, me të cilën menjher i ikë mendja njerëzve. Por thjeshta është një drama/krim film i cili brenda tyre ka vrapim filmik, ka një dinamik, ka dhunë. Dhe kjo e bënë ndoshta që ta quajmë aksion, por jo aksion siç bën Hollywood. Ky zhanër më pëlqen, thjesht unë dua ta argëtoj veten kur realizoj filma të tillë, dhe pastaj dua edhe publiku të argëtohet kur ti shikoj filmat e mi.. 

Presheva.com: Ne film luajn te gjithe aktor profesionist dhe janë vetëm aktorë nga Maqedonia po ka edhe nga vende tjera ? 

-Të gjithë aktorët janë profesionist dhe kanë nje CV përplot me filma te tjerë. Janë aktor nga Maqedonia, Kosova dhe Presheva.

Presheva.com : Pse keni bere ketë përzgjedheje  të aktorve, a don të thotë se ideja e filmit lidhet me rrugen edhe problemet që dominojne gjithkah ?

-Po ka shumë arsye. Ka lidhshmëri edhe me personazhet e filmit, edhe ka qenë dëshira ime që të bëj një përberje , që filmi të ketë një frymë pak më ndryshe nga ato filmat lokal.Të jetë i pranueshëm edhe të tërheqë me shume publikë.

Presheva.com: Pase ketij filmi cilat do të jen projektet e rradhës dhe apo mendoni iden e nje filmi te gjatë, që të jetë pse jo konkurent edhe ne festivalet me te mdhaja qe vlersohet filmi? 

-Pas këtij filmi, jam në pregaditje të një filmi tjetër. Por ajo do shihet ne fund të këtij filmi, e kam lan si një kod , ku do ta shohin vetë publiku, dhe vet ata do të vendosin të vazhdoj me film tjetër apo jo…

Presheva.com: Per funde mesazhi per aktoret , filmin, artin në pergjithsi si e sheh ti dhe si do doje ta shikosh në të ardhmen?

Mesazhi për aktorët të mundohen të shikojnë sa më shumë filma , të debatojnë sa më shumë për filma dhe aktorë të mdhaj. Ti lajnë anash bisedat e fudballit dhe politikës, Të jenë të preggaditur per 5 minutshin e tyre, pasi që besoj se filmi tek ne do filloj të zhvillohet shume shpejt dhe do ketë mundsi për gjithë aktorët. Për momentin unë filmin tek ne e shoh që është duke shkuar në një rruge te mire, kam pare shume filma të mire te studenteve dhe kjo është ardhmëria e filmit, filma te metrazhit të shkurte që kane shume suksese dhe një trajtim te ri për dallim nga filmat e vjetër. Mendoj se vetëm duhet te vazhdojmë dhe të xhirojmë sa me shumë filma. …

Presheva.com: zt.Gani Veseli edhe ju luani në filmin “My City Screams “ në regji të Ibrahim Deharit, cka don të thotë kjo per juve si aktorë dhe si e vlersoni këtë pjesmarje në film ku e dim se është hera e dytë që ju ftojnë në maqedoni të luani në film?

Së pari unë do të faleminderoja gjithë këtë stafë të filmit “My City Screams “ në regji të Ibrahim Deharit ,që është një regjisorë i shkelqyeshëm ,e them këtë me shum pergjegjësi, se gjithmonë më pëlqejnë regjisorët kur e dinë realishtë cka kanë nisë të realizojnë, dhe si i përfundonë në fundë filmi ose një proektë që ka fillu , ky regjisorë që nga fillimi ka qene i pregaditure si ne anën profesionale ashtu edhe atë teknike . unë e kam gjetë këtë zt. Unë kam qene i priviligjuarë që kam lujtë në këtë filmë, me një stafë te shkelqyer, dhe me aktorë perfektë të mire.Edhe pse vi nga Presheva e kam ndjerë vetën pjesë të asaj familje te filmit “My City Screams “.

Unë është hera e dytë që luaj në maqedoni, dhe falë rrespektit të ndersjelltë që kemi dhe bashkëpunimit me aktorë dhe regjisorë të shqipëtarëve në maqedoni, kjo ka funksiunuar gjithmonë mire ,edhe tani po funksiononë edhe më shumë ,pasi që ne spo arrijmë te krijojmë në Preshevë filma ,po as shfaqe teatrale ,që spo na ipet mundësija ose nuk po ndihmomi te them me qarte , të paktën po mundohemi si aktorë gjejmë vetën edhe jashtë Presheve që të zotrojmë profesionin për të cilin kemi punu si student që sotë të jemi aktorë.

Presheva.com: Ku është prodhimi i kulturës në Preshevë dhe a do të ketë një të ardhme të mirë, ose a do të ketë ndonjë prodhim ne vendin tonë qoftë në filmë apo në shfaqe ? 

-Hmm në Preshevë do të ketë, pas revolucionit por nuk kisha dashtë të flas për këtë, shkaku që ky filmë ka tëbëjë vetëm me filmin “My City Screams “, dhe me asnjë adresim, por ju premtoj se shum shpejtë do të dalë me intervistë, për artin dhe kulturën në Preshevë, ku eshtë dhe a ka tentativë apo mendohet dicka për të krijuar filmë ose shfaqe ne vendin tonë dhe aktorët ,regjosrët ku janë edhe ku po mendojnë te shkojnë ,ose cka po mendojnë për të ardhmenë etj .

Falenderit presheva.com per rrespektin qe i keni bere ketij filmi dhe qe po i  jepni hapsir ne faqën tuaj…

Producer: Arben Fejzullahu; written/Directed: Ibrahim Deari; Film Editor: Erman Memedi; Dop:Ibrahim Deari;Visual Effects: Valon Iseni, Agron Fejzullahu; Scenography: Ardian Kadriu 

Aktore: May-Linda Kosumovic – ANA; Shkelqim Islami – TRIMI; Mirsad Abazi – JIMMY; Musa Isufi – VICTOR; Ismail Kasumi – ZEFF; Muzbajdin Qamili – MALO; Gani Veseli – ORTAK; Elmir Sejfullai – MIKI ; Sami Mustafa – DINO /presheva.com, janar 2014/

TRAILER: