SHPËRNDAJE

Kompania Apple sapo ka lansuar sistemin iOS 8.2 Beta 3 për zhvilluesit me qëllim që ata të testojnë versionin e ri.
Ky version aktualisht po testohet për përdorimin e karakteristikave të Apple Watch dhe ka të ngjarë që ky të jetë sistemi operativ të cilën do të përdorë Apple Watch kur të lançohet. Ai gjithashtu përfshin mbështetje për për Apple Watch Kit. Lançimi i sotëm vjen pas atij të iOS 8.2 Beta 2 i cili u lançua më 10 dhjetor.

iPhone6
Sipas publikimit të Apple, e cila si fillim u spikat nga 9to5Mac, ky përditësim përfshin ato që quhen ‘bug fixes’ dhe përmirësime. Një ndër to lidhet me performancën e Wi Fi. iOS 8.2 Beta 3 përfshin Xcode dhe Xcode 6.2 Beta 3. Versioni paraardhës tjetër i testuar është iOS 8.1.3 i cili nuk dihet akoma se çfarë do të ofrojë të re për përdoruesin. (PCWorld Albanian)