SHPËRNDAJE

iPhone

Sipas një burimi të lajmit i cili ka qenë i saktë edhe në të kaluarën, thuhet se gjenerata e re e telefonave të Apple, përkatësisht iPhone 6s dhe Apple iPhone 6s Plus do të vijnë me 2GB RAM.
Deri më tani, Apple ka ofruar 1GB RAM në telefonat e saj, që nga lansimi i Apple iPhone 5.

Më herët gjatë vitit, Apple pati ofruar 1GB RAM në gjeneratën e tretë të tabletëve Apple iPad, nga 512MB RAM sa kishin Apple iPad 2, që më pas është trashëguar edhe në iPhone 5.

Rritje të kapacitetit më pas kemi parë edhe me Apple iPad Air 2, që është lëshuar me 2GB RAM nga 1GB RAM sa ishte në Apple iPad Air.

Mirëpo sipas burimit të lajmit kjo nuk do të jetë risia e vetme nga Apple për modelet e reja të iPhone 6s, sepse kompania është duke menduar edhe ofrimin e Apple SIM që është parë në variantin e iPad Air 2 me Wi-Fi + Cellular.