SHPËRNDAJE

Sipas të gjitha gjasave, Apple është duke e përgatitur tashmë celularin e ardhshëm iPhone 7, të cilin do të mund ta zbulojë në shtator të vitit 2015. Këtu janë disa prej pak veçorive që mund t’i ketë ky celularë i ardhshëm.

iPhone 7 dhe qelqi prej safiri
Përderisa qelqi i safirit ishte pritur të jetë në iPhone 6 Plus, duket se Apple e ndryshoi mendimin në sekondën e fundit. Sidoqoftë, celulari i ardhshëm pritet që ta përmbajë këtë veçori tashmë shumë të pritur nga adhuruesit e iPhone.

Apple dhe iPhone 7
Apple e lansoi sistemin e pagesave përmes iPhone që quhej ‘Apple Pay’, i cili pritet të jetë i bashkëngjitur edhe në orën e ardhshme të Apple. Pa asnjë dyshim, Apple arriti një sukses të madh me iPhone 6, por nëse ata nuk sjellin disa veçori të bukura në iPhone 7, do t’i bëjnë klientët e tyre që shpejtë të kalojnë në marka të tjera, transmeton Lajmi.net.

Në mënyrë që të jetë në hap me teknologjinë, Apple do të duhet që të ndërtojë një iPhone 7 i cili do të vjen me disa specifika dhe mundësi të përmirësuara, dhe në veçanti ta shtojë qelqin e safirit në celularin e ardhshëm. Apple ka kohë që t’i bëjë planet për iPhone 7, por nëse dëshiron që të konkurrojë me kompanitë e tjera ajo duhet që të sjellë disa veçori mjaft befasuese, të cilat besojmë se do t’i bëjë.

iPhone 7 do të përmbajë një ekran 3D
iPhone 7 në fakt do të jetë një gjeneratë e re, me disa specifika të përmirësuara dhe disa veçori të reja. Është e mundur që Apple të vendosë që të sjellë një ekran 3D në celularin e tyre të ardhshëm, i cili padyshim se do të dukej mahnitës.