SHPËRNDAJE

iPhone

Një nga gjërat që Apple duhet të ‘rregullojë’ këtë vit kur ta lansojë iPhone 7 është hapësira interne e celularit.
Duket se njerëzit nuk janë të kënaqur me vetëm 16GB hapësirë, ose versione të tjera të cilat i njohim, kështu që Apple duhet të ofrojë opsione të reja të hapësirës.

Një raport i fundit nga bgr thotë se iPhone 7 do të jetë në dispozicion edhe në versionin 256GB të hapësirës, që do t’ua lehtësojë njerëzve punën me përmbajtje digjitale, dhe atyre që incizojnë video në 4K.

Rivali i Apple, Samsung, njoftoi se ka gati kartat 256GB për celularët Galaxy S7, të cilët u lansuan kohët e fundit dhe që mbështesin këto lloj kartash.

SHPËRNDAJE
Artikulli mëparshëmJa pse ju zë ngërçi
Artikulli i rradhësBMW Series 8