SHPËRNDAJE

Isco

Komisioni dicilpinor i Spanjës ka vendosur që ta dënojë me dy ndeshje mesfushorin spanjoll Isco
Barcelona deklasoi Real Madridin të shtunën e kaluar duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:0. Mesfushori spanjoll Isco u inkuadrua në lojë në minutën e 56’të teksa në minutën e 83’të u ndëshkua direkt me karton të kuq duke lënë kështu Realin me 10 lojtar në fushë kundër një skuadra që dukej ‘jashtëtokësore’.

Komisioni disiplinor, ka vendosur që Isco të dënohet me dy ndeshje, kjo për shkak se e lëshuan nervat mesfushorin spanjolli duke e goditur qëllimisht Neymarin.

Megjithatë, mungesa e Iscos nuk pritet të vërehet në formacionin e Benitezit, James, Kovacic, Modric, Kross e Casemiro që të gjithë janë të gatshëm për trajnerin spanjoll.