SHPËRNDAJE

Real Madrid shkon në Allianz Arena me epërsi të një goli. Isco konsideron se ekipi i tij ka kryer punë të mirë dhe me plot optimizëm mund të pres ndeshjen e kthimit.

Reali ruajti portën e tij kundër Bayern, çka edhe ka qenë qëllimi i Realit, thotë Isco.

“Kemi luajtur kundër kampionit aktual të Evropës, një ekipi që është mjaft efikas. Në këso ndeshje më e rëndësishmja është që të mos pësojmë gol, çka edhe ia kemi arritur. Kemi luajtur një ndeshje të bukur dhe jemi shpërblyer për mundin tonë” ka thënë Isco.

“Siç ka qenë me rëndësi që sot të mos pësojmë gol, kështu do të jetë e rëndësishme që edhe atje të mos pësojmë gol”.

“Do të ishte ideale që sa më herë të shenojmë gol, kështu që Bayernit do ti duhen tre gola të na kaloj dhe ne do të kemi shumë kohë dhe hapsirë për kundërsulmet tona të rrezikshme” ka thënë Isco.