SHPËRNDAJE

Kevin Federline thotë se ai meriton më shumë para nga ish-bashkëshortja e tij Britney Spears në mënyrë që ai të kujdeset për dy djemtë e tyre kur e ka ai radhën e kujdestarisë.

Ish-valltari dhe DJ po kërkon rritje të mjeteve financiare për kujdestarinë e dy djemve duke deklaruar se ai fiton mesatarisht 3000 dollarë në muaj që është ma pak se një përqind e të ardhurave vjetore të Spears.

Këngëtarja 36 vjeçare e cila sipas Forbes fiton 34 milionë dollarë në vit, i paguan atij 20 mijë dollarë në muaj sipas një marrëveshjeje të vitit 2008, për kujdestarinë  e dy djemve të tyre, Sean Preston 12 vjeç dhe Jayden James, 11 vjeç.