SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Ljubço Georgievski thotë se është turp i madh për shtetin e Kosovës që nuk ka ftuar delegacion maqedonas në shënimin e 20 vjetorin të hyrjes së NATO-s në Kosovë.

“Me rastin e kremtimin të 20-vjetori të hyrjes së NATO-s në Kosovë, siç vura re, nuk kishte delegacion nga Maqedonia. Është turp i madh për Kosovën dhe për bashkësinë ndërkombëtare. Injorimi i Maqedoninë dhe rolit të saj dhe mbështetjes së plotë logjistike ndaj ndërhyrjes së NATO-s, krizës së refugjatëve dhe pasojave që kishte në vendin tonë”, ka shkruar ai.

“Dhe e fundit: vendimi që vetëm përmes Maqedonisë të futen në ofensivë tokësore. Më pas na e kthyen me agresion ushtarak”, e ka përfunduar shkrimin në facebook, Ljubço Georgievski.