SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj po cilësohen si terrorista nëpërmjet fotografive të vendosura në para parlamentit në Serbi.

Fotografitë e figurave të larta të shtetit të Kosovës si dhe mbishkrime me gjuhë të urrejtjes ndaj UÇK-së janë vendosur përkrah njerëzve ende të pagjetur të nacionalitetit serb.

Idea e tyre është e ngjajshme me vendosjen e fotografive para Qeverisë së Kosovës të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë shteti serb ka lëshuar urdhërarrest për disa nga udhëheqësit e UÇK-së, rasti i fundit është ndalimi i kryeministrit Ramush Haradinaj, në Colmar të Francës.

Thaçi, Veseli, dhe Haradinaj kanë qenë pjesë e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.