SHPËRNDAJE

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka arritur sot në Kosovë për nder të shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Clinton pas takimit me krerët e institucioneve, ka dalë për një shëtitje pasdite në qendër të Prishtinës, ku është përshëndetur me qytetarët e Prishtinës.

Ata të entuziazmuar kanë përqafuar ish presidentin Clinton, madje edhe janë fotografuar me të.

Angel Urena, sekretar i ish presidentit Bill Clinton, ka publikuar disa pamje në llogarinë e tij në Twitter, ku shihet Clinton derisa përshëndet qytetarët.

Ai kishte shkruar se pas një sondazhi të bërë në vitin 2018, Shtetet e Bashkuara kishin më shumë mbështetje publike në Kosovë se sa në çdo vend tjetër. Sipas tij kjo për shkak të përfshirjes së presidentit Bill Clinton në Kosovë.

Për një shëtitje pasdite në qendër të Prishtinës. Një sondazh i Gallup në mbarë botën 2018 zbuloi se Shtetet e Bashkuara kishin më shumë mbështetje publike në Kosovë – 75% – madje në çdo vend tjetër. Kjo është në pjesën më të madhe për shkak të përfshirjes së presidentit Bill Clinton këtu.