SHPËRNDAJE

Ish presidenti i Serbisë, Dragan Marshiqanin, ka bërë thirrje që shqiptarëve të cilët vuajnë nga kanceri të iu ndalohet trajtimi nëpër spitalet e Beogradit.

Sipas tij, ata do të duhet të trajtoheshin nëpër vendet që janë anëtare të NATO-s, transmeton Klan Kosova.

“Quajeni këtë jonjerëzore apo të pashpirtë, mirëpo unë iu kisha ndaluar shqiptarëve me kancer që të trajtohen në spitalet e Beogradit”.

“Unë i kisha udhëzuar ata që të trajtohen nëpër vendet që janë anëtare të NATO-s”.

Kujtojmë se Marshiqanin ka qenë President i Serbisë nga 04.02.2004 deri më 03.03.2004, si dhe kryetar i Kuvendit të Serbisë nga data 22.01.2991 deri më 06.12.2001.