-2.4 C
Presevo, Serbia
02.12.2020
Ballina Lajme Ish-shefi Strategjik i Shtëpisë së Bardhë: Coronavirusi do ta ndihmojë Donald Trumpin...

Ish-shefi Strategjik i Shtëpisë së Bardhë: Coronavirusi do ta ndihmojë Donald Trumpin të fitojë zgjedhjet e vitit 2020

SHPËRNDAJE

Megjithëse presidenti amerikan, Donald Trump, është kritikuar nga disa për përgjigjen e tij ndaj coronavirusit, ish-Shefi Strategjik i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, mendon se epidemia do ta ndihmojë përfundimisht të fitojë rizgjedhjen e tij si president.

Sipas mediave të huaja, ai ka komentuar edhe zgjedhjet brenda kampit demokrat.

Sidoqoftë, strategu politik 66-vjeçar pohoi se coronavirusi përfundimisht do të ishte pozitiv për Trump, pasi kjo do ta shtyjë atë ta “bashkojë vendin” përballë luftimit të virusit vdekjeprurës.

”Ky është momenti i Trump”, citohet të ketë thënë Bannon. “Ai duhet ta bashkojë vendin, gjë që po e bën. Ai duhet të ballafaqohet jo vetëm me virusin, por me ngjitjen ekonomike nga Kina… (Nëse) ai e bën atë, ju nuk do të duhet të shqetësoheni për zgjedhjet e vitit 2020”.

Veç kësaj, Bannon e ka lavdëruar presidentin Trump për vendimin e tij për të ndaluar udhëtimin drejt dhe nga Kina, që është vendi ku e ka origjinën coronavirusi.

Ai gjithashtu pohoi se Trump ka të drejtë të ushtrojë presion tek presidenti i Kinës, Xi Jinping, për transparencë.