SHPËRNDAJE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi në emër të grupit parlamentar për arsim ka prezantuar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës gjendjen reale në sferën e arsimit në Luginë të Preshevës.

Në përpikmëri ai ka elaboruar problemet e shqiptarëve të Luginës me të cilat ata përballen çdo ditë në sferën e arsimit, kulturës dhe sportit.

Gjatë fjalimit të tijë zoti Kurteshi ka kërkuar nda deputetët e Kosovës dhe drejtuesit e qeverisë që të ndihmojnë shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës me punë konkrete.

Duke u ndimuar ata do të ruhet çështja kombëtare në trevat e banuara me shqiptarë në Serbi ka thënë Kurteshi./presheva.com/