SHPËRNDAJE

Shqiptarët e Luginës janë të diskrimunuar skajshmërisht edhe në sferën e arsimit. Gjendja në arsimin shqip në Luginë të Preshevës ka pësuar rënie vlerësoi kështu gjatë një interviste për portalin preshevacom Ismajl Kurteshi, kryetarë i komisionit për arsim në nivel të kuvendit të Republikës së Kosovës.

Shqetësuese për delegacionin nga Kosova ishte edhe mungesa e teksteve shkollore dhe rënia e numrit të nxënësve në arsimin fillorë dhe të mesëm në Luginë të Preshevës. Shqetësimet do të përcjellen tek organet e kuvendit në Prishtinë ku do të kërkohet përkrahje më e madhe për luginasit që të mbijetojnë në trojet e tyre ka thënë deputeti Kurteshi.

Qeveritë shqiptare si ajo në Tiranë e Prishtinë nuk kanë bërë mjaftueshëm për shqiptarët në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kërkesë imediate duhet të jetë reciprociteti në mes të shqiptarëve në Serbi dhe serbëve në Kosovë thotë kështu Ismajl Kurteshi, kryetarë i komisionit për arsim në nivel të kuvendit të Republikës së Kosovës.

Edhe drejtori i shkollës së mesme Sezai Surroi në Bujanoc, Zejni Fejzullahu ka shprehur besimin se institucionet kosovare do të mbështesin arsimin shqip në Luginë./presheva.com/