SHPËRNDAJE

Ujërat e detit Adriatik konfirmohen sërish si “vatër” e trafikut ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia e shtetit fqinj me dy ton marijuanë dhe një kallashnikov gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, nga Guardia di Finanza e Otranto.

Policia italiane pikasi një mjet lundrues gjatë një kontrolli rutinë, duke bërë që të nisë ndjekja.

Pas ndjekjes, gomonia e ngarkuar me 2 ton drogë u bllokua, duke bërë që të katër shqiptarët të arrestohen në kushtet e flagrancës.

Aktualisht hetimet janë në vijim, për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike.