SHPËRNDAJE

Presidenti Gjorge Ivanov, Omer Xhelal Eminin, Bujamin Muharem Rexhepin, Samir Nejazo Fetai dhe Saledin Fihat Salihin do t’u jep medalje për guxim, të cilët kanë ndihmuar për t’i nxjerr të lënduarit nga aksidenti tragjik në Llaskarcë.

Bëhet fjalë për katër ushtarë profesionist të Ushtrisë së Maqedonisë të cilët kanë reagua menjëherë pas ndodhjes së tragjedisë ku humbën jetën 15 persona në rrugën Shkup-Tetovë. Medaljet jepen për “kurajo të jashtëzakonshme të treguar dhe sakrifikimit si ushtarë profesional dhe pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë, të cilët kontribuuan në dhënien e ndihmës në kohë dhe nxjerrjes së të lënduarve nga aksidenti tragjik që ndodhi tek fshati Llaskarcë, në rrugën Shkup-Tetovë”.