SHPËRNDAJE

Pastrimi

Larja e dhëmbëve është një ndër mbrojtësit kryesorë të shëndetit të tyre. Ju duhet të bëni kujdesin e duhur në lidhje me këtë fakt dhe të ndiqni disa këshilla që do ju ndihmojnë për dhëmbë sa më të shëndetshëm.
Larja e dhëmbëve, veçanërisht me një furçë elektrike, në fakt, mund të shtyjë bakteret nën mishrat e dhëmbëve. Shumica e këtyre mikrobeve tashmë ekzistojnë në gojë, kështu që ju ndoshta nuk do të sëmureni prej tyre. Ju duhet ta mbani furçën të pastër për të minimizuar në këtë mënyrë mundësi infeksionesh apo sëmundjesh.

Ja disa nga këshillat qëju ndihmojnë për dhëmbë të shëndetshëm;

Është shumë e rëndësishme vendi ku e mbani furçën tuaj, që do të thotë: sa më larg. WC-së, në mënyrë që mikrobet që përhapen në ajër, të mos mbërrijnë tek ajo.

Pastrojeni rregullisht gotën ku mbani furçën dhe vëreni furçën me kokë lart.

Pas përdorimit shpëlajeni furçën me ujë të rrjedhshëm.

Lëreni furçën të thahet plotësisht dhe mos përdorni kapak mbulues për furçën, pasi kapaku mund të krijojë një terren të mirë për mikrobet.

Mos përdorni asnjëherë furçën e dikujt tjetër.

Mos përdorni dezifektues për t’i pastruar furçat, pasi ato nuk i pastrojnë plotësisht.

Ndërrojeni furçën çdo tre muaj.